Skip to content

Fisniku i Kavajës me zgjidhje mizore! Nuk pastron plehrat, por helmon qentë endacakë

gytjgy

Raste helmimesh të qenve në Malin e Robit, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia Kavajë

Në zonën e Malit të Robit deri te rrethrrotullimi në Golem, disa banorë raportojnë raste të shumta helmimesh të qenve, një situatë alarmante që ka tronditur komunitetin. Sipas një qytetari, në disa pjesë të pyllit janë gjetur kafshë të ngordhura, ndërsa dyshohet se helmi është hedhur qëllimisht për të eliminuar qentë endacakë.

Në mesazhin e tij, qytetari e konsideron këtë akt çnjerëzor dhe thekson rrezikun që paraqet për kafshët shtëpiake të banorëve të zonës. Ai shprehet se Mali i Robit është i mbushur me plehra, çka favorizon shtimin e qenve endacakë që mbijetojnë nëpër to. Megjithatë, sipas tij, kjo situatë nuk e justifikon helmimin e kafshëve — zgjidhja e vetme është pastrimi i ambientit nga ana e bashkisë dhe ngritja e një qendre për strehimin e qenve endacakë.

“Në Malin e Robit kanë hedhur helm për qentë. Vetëm nga këtu deri te rrethrrotullimi në Golem janë helmuar shumë qen. Mali i Robit është i mbuluar me plehra dhe bashkia nuk i pastron. Zgjidhja nuk është të eliminosh qentë, por të hapësh një qendër për ta ose të pastrosh ambientin nga mbeturinat. Këtu është skandal, pisllëk. Ky Në FOTO është një qen në pyll — këto ditë situata në Malin e Robit ka qenë skandaloze, plot me qen të ngordhur përreth. Nga ky helm janë prekur shumë kafshë, madje edhe qeni im, që shyqyr Zotit e çova te veterineri sapo pashë shenjat e para. Bashkia duhet të zgjidhë problemin duke pastruar zonën, jo duke eliminuar qentë,” – shprehet qytetari, banor në zonën e Malit të Robit.

Në këto kushte, kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga Bashkia Kavajë dhe kryetari Fisnik Qosja për pastrimin e zonës dhe ngritjen e një qendre strehimi për qentë endacakë. Qasja e deritanishme e autoriteteve jo vetëm që është joefektive, por përbën një rrezik serioz për shëndetin publik si dhe një akt mizor ndaj kafshëve.

496512016 1986533558752188 6504916334303362326 n 496514826 1086768423654906 5577428120967343690 n