24 maj Këshilli i Qarkut Berat dhe Komuniteti Mysliman në Berat shpërndanë sot pako ushqimore për familjet e komunitetit rom.

Pasi kanë mbledhur të ardhura, Këshilli i qarkut dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman kanë përgatitur 40 pako me produktet bazë ushqimore.

Pakot u shpërndanë nëpër banesat e 20 familjeve rome në nevojë, që kanë përfituar secila nga 2 pako me ushqime. Çdo pako ushqimore kap vlerën e 2 mijë lekëve.

Nisma synon t’i vijë sadopak në ndihmë këtyre familjeve rome, në mënyrë që edhe ata të kenë mundësi të festojnë Fitër Bajramin./m.m//a.a/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re