Besimtarët muslimanë i janë kthyer bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për faljen e Fiter Bajramit, pas dy të tillave  në sheshin “Skënderbej”. Ndodh kjo ndërsa kanë lënë pas një prej debateve të stisura në media mbi “mbulimin” e bustit të Skënderbeut gjatë faljes, ndodhur në Kurban Bajramin e shtatorit të kaluar.

Nuk dihet nëse ka qenë kjo arsyeja e kësaj zhvendosjeje të sërishme në bulevard, por zëra zyrtarë nga KMSH, në mënyrë jo zyrtare janë shprehur se sheshi ka qenë i zenë me të tjera aktivitete, ndaj dhe është preferuar bulevardi.               

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re