Ishte viti 2019 kur Frensis, një mësuese 55 vjeçare, fitoi në lotari një shumë prej 115 milionë paundësh britanikë. Por që nga koha që i ka marrë paratë e deri më tani, të paktën 10 milionë ajo i ka dërguar në shoqata bamirëse të ndryshme. Frensis tregoi se ka ndërmend që më shumë se gjysmën e parave t’i japë për bamirësi, për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

E pyetur nga media britanike (The Mirror) se përse po dhuron kaq shumë para, ajo tregoi se një sasi kaq e madhe lekësh asaj nuk i hyn kurrsesi në punë.

“Nëse mundesh të bësh gjëra të mira për njerëzit që e meritojnë, pse të mos e bësh diçka të tillë. Për mua nuk bën asnjë sens që të kem kaq shumë para e të mos i përdor ato për të bërë mirë”-tregoi ish mësuesja.

Frensis shpjegoi më tutje se kur një njeri bën bamirësi dhe jep për atë që ka nevojë, përfiton një gëzim, një ndjesi që të plotëson.

 “Mund t’i ndryshoj jetën njerëzve çdo ditë. Kur ndihmon apo dhuron diçka për tjetrin, është një akt që të lartëson. Tashmë më është bërë varësi që të dhuroj, të bëj bamirësi”-shpjegoi ajo.

Së bashku me të shoqin, ish- mësuesja shpjegoi se kanë bërë një buxhet të posaçëm vjetor për të bërë bamirësi, një ‘punë’ që ata shpresojnë ta vijojnë deri në vitin 2032.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re