Fisnik Qosja, pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” arriti që të fitonte bashkinë e Kavajës në 14 maj. Por i ftuar në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV, Qosja e shikon triumfin e tij tek qytetaret, të cilët ishin ata që bënë ndryshimin.

Kryebashkiaku i zgjedhur tha se Kavaja është një qytet rebel që reagon në çdo situatë.

“Ishte një bashkim i qytetarëve, nuk kishte lidhe pozitë opozitë apo të majtë e të djathtë. Unë e kam thënë që Kavaja është qytet rebel, ka reaguar edhe ndaj PD në momente të caktuara. Kavaja ka treguar gjithmonë që reagon, madje reagon edhe në mënyrë pozitive.

Unë nuk e kam besuar që Kavaja do kthehej në rozë. Kavajasit janë modestë nga natyra, e kanë shembur të parët komunizmin, por kanë dalë të tjerët”, tha Qosja.

Fisnik Qosja u shpreh se nuk besonte që Kavaja do të kthehej në rozë, ndërsa falënderoi të gjithë ata që e kanë ndihmuar gjatë fushatës.

“Merita kanë të gjithë qytetarët deri tek kryetari i seksionit dhe kryetari i degës. Në Kavajë ishte një klimë shumë e mirë, Salianji ishte një njeri i papërtueshëm. Ka qenë i gatshëm kudo që ne e orientonim. Një njeri pasionant dhe me energji të jashtëzakonshme”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re