Kandidatja e PS në Lushnjë, Eriselda Sefa, ka dhënë mesazhin e parë pas fitores në zgjedhjet e 6 marsit.

 

Sefa ka falenderuar të gjithë qytetarët e Lushnjës, që e kanë votëbesuar, si dhe ata që kanë votuar kandidatët rivalë, duke iu thënë se do ta kenë derën e bashkisë të hapur të gjithë.

 

“Dua të shprehe falënderime dhe mirënjohje për të gjithë qytetarët e Lushnjës, që më votëbesuan. Falënderoj ata që administruan procesin zgjedhor të të gjitha ngjyrimeve politike. Alternativat që shpreha gjatë fushatës, do të vihen në zbatim gjatë këtij viti. Por, edhe qytetarët që mbështetën alternativën tjetër, ju them se do të gjejnë mbështetje pranë Bashkisë Lushnjë. Jam vërtetë mirënjohëse për gjithë këtë votëbesim”, tha Sefa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re