Fredi Beleri, edhe pse në burg për blerje votash, ka fituar mandatin për të drejtuar Himarën për 4 vitet e ardhshme me një rezultat shumë të ngushtë kundrejt kandidatit socialist Jorgo Goro.

 

Fredi Beleri nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka kryesuar me 19 vota, ndërsa ishte kutia e fundit që vendosi fatin e fituesit.  Beleri ka marrë 3837 vota në total, kundrejt 3818 votave te Jorgo Goros.

 

Gjatë procesit të numërimit të votave në këtë bashki nuk kanë munguar tensionet, pasi disa nga numëruesit kërkuan pushim.

 

Pas rezultatit, mbështetësit e Belerit kanë dalë ne rrugë për të festuar fitoren.

 

Ndërkohë nga burgu përmes një mesazhi në rrjetet sociale Beleri falenderoi të gjithë mbështestësit e tij.

 

 

FREDI BELERI

KANDIDAT I KOALICIONIT “BF”

“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!”

 

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se kjo nuk është një fitore e thjeshtë, por një triumf.

 

VANGJEL DULE

KRYETAR I PBDNJ

“Dua të përsëris se e ndjej për detyrim që t’ju falënderoj për rolin tuaj që e kërkova që në momentin e parë, ishte përcaktues për të vërtetën. Nuk ishte thjesht një fitore, por një triumf për Fredi Belerin. Një padrejtësi ekstreme, më akuzonin se u braktisa në Himarë, ja rezultati, është një mësim i madh, duhet të jemi realist, është një mësim i madh kjo që po ndodh sot në Himarë, se nuk kishim përballë një forcë politike, një kandidat rival, kishte kryeministrin, qeverinë, strukturat shtetërore, gjithsesi fjala e fundit u takon qytetarëve. Fredi Beleri do jetë një shembull për bashkitë në vend, dhe kjo bashki do kthehet në një Bashki model”.

 

Beleri tashmë është zyrtarizuar si fitues I bashkisë së Himarës, por duhet parë se cfarë do të ndodhë me cështjen e tij penale. ai akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje, e nëse shpallet fajtor, mund ta humbë mandatin, duke bërë që në këtë bashki zgjedhjet të zhviullohen sërish.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re