Në një postim në Facebook kandidati për deputet në Shkodër i cili arriti të fitoi bindshëm besimin e qytetarëve shprehet se ka nisur menjëherë punën për zhvillimin e zonës.
Sëbashku me arkitektin Hernandez kanë diskutuar mbi projektet që do punojnë për të kthyer Shkodrën në një qendër turistike.
Në postim thuhet:
Një ditë e bukur dhe e frytshme pune sot me Jesus Hernandez, mikun tim dhe të Shkodrës, arkitektin e muzeut të Marubit dhe të Shirokës.
Diskutuam një sërë idesh e projektesh fantastike që kombinojnë ndërveprimin e qytetit me natyrën e shoqërinë dhe që do ta kthejnë Shkodrën në një qendër të rëndësishme turistike, në një vend që do të na bëjë krenarë e do të sjellë zhvillim.
Jesusi më gëzoi dhe me një dhuratë tepër speciale: një filxhan me motivet e qilimit të Shirokës!
Ky do të jetë mandati i Shkodrës, puna ka filluar menjëherë!
