Albert Halili, i cili u shpall fitues në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Kukës ka falënderuar të gjithë që e kanë mbështetur.

Me anë të një postimi në Facebook, Halili shkruan se detyra e tij fillon tani, ndërsa thekson se besimin e cdo qytetaro do ta kthejë në punë.

Halili u shpreh se me mbështetjen e kryeministrit Edi Rama tashmë projektet për bashkinë e Kukësit do të bëhen realitet.

“Ende nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve kur Kukësi foli, qytetarët e Kukësit folën e Kukësi vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit.

Gjatë ditëve të fushatës u shprehëm e folëm për projektet, diskutuam me të gjithë se si të bëhej Kukësi më i mirë, qytetarët e Kukësit na besuan dhe  ky  besim i madh është një detyrim i jashtëzakonshëm.

Detyra ime fillon këtu, për ta kthyer në punë besimin e tyre, që ditën e parë të fillimit të punës për bashkinë.

Do të doja të thoja edhe diçka tjetër: besimi juaj, në fakt, është një obligim i yni për të punuar për secilin qytetar të Kukësit e për t’i shërbyer me përulësi çdokujt që na ka votuar ose jo. Ne do të jemi në shërbim të çdo kuksiani me më të mirën tonë. Jemi përpara një sfide të jashtëzakonshme, për ta bërë atë që kemi premtuar.

I jam mirënjohës çdo kuksiani që kam takuar e biseduar, çdo kujt që ka ecur në krah me mu, çdo kujt që ka punuar për fitoren, çdo strukture socialiste, çdo miku e shoku, pa harruar familjarët e mi. Mirënjohje të veçantë për kryeministrin Rama. Projektet tona për Kukësin do të bëhen realitet. Ky është objektivi ynë.

Faleminderit të gjithë votuesve, numëruesve, komisionerëve, punonjësve të policisë, gazetarëve, të gjithëve ju që na ndihmuat të kishim këtë fushatë të shkëlqyeshme e këtë fitore të rëndësishme për familjen tonë të madhe me emrin Kukësi! Faleminderit nga zemra Kuk💜si!”, shkruan Halili.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re