Vitin e kaluar së bashku me një shkencëtar gjerman, Profesor David Makmillan fitoi çmimin Nobel në Kimi për kontributin në krijimin disa molekulave që shërbejnë në “kapjen” e dritës dhe në zhvillimin e disa ilaçeve të reja.

Por ndryshe nga shumë shkencëtarë të tjerë, Profesor Dejvid vendosi që paratë e fituara nga Nobeli (afro 1 milionë dollarë), të mos i mbajë për vete. Ai tregoi se pjesën e tij të parave do ta çojë për bamirësi, për të ndihmuar të rinjtë që duan të shkollohen e nuk kanë mundësi.

54 vjeçari foli në një program radiofonik të BBC-së, ku deklaroi se nuk do të mbajë asnjë qindarkë nga paratë dhe jo vetëm kaq.

“Të gjitha paratë e marra nga Nobeli, do t’i japim për bamirësi… edhe honoraret që kam marrë gjatë vitit, do të shkojnë po ashtu për bamirësi.”-shpjegoi mësuesi.

Nobelisti ka ngritur një fondacion në emër dhe nderim të prindërve të tij dhe paratë e grumbulluara do të shkojnë për edukimin e fëmijëve që e kanë të pamundur të shkollohen apo të shkojnë në universitet.

“Ajo që kemi vendosur të bëjmë është që fëmijët jo të privilegjuar të kenë një mundësi të shkojnë në universitet”-shpjegoi më tutje profesori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re