KQZ i ka dhënë mandatin e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj, kandidatit të PS-së i cili fitoi zgjedhjet me mbi 5500 vota më shumë se rivali i “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.

“Vendosim dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë Kukës Albert Halilaj të propozuar nga Partia Socialiste, ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Mund të bëhet ankimin brenda 3 ditëve”, tha kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Në zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit, Albert Halilaj i Partisë Socialiste grumbulloi 13025 vota.

Ndërsa Emri Vata, kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 7431 vota.

Kandidati i PS siguroi fitoren me një diferencë prej 5594 vota më shumë se Emri Vata.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko