Gjatë 24 orëve 6 pacientë të tjerë janë shëruar nga COVID-19, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Delina Fico tha se siç shihet edhe në kurbën e epidemisë vijojmë me rritjen e numrit të rasteve të shëruara të cilat për disa ditë rresht kalojnë numrin e rasteve të infektuara.

Sot nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID-19, ndërsa numri total i të infektuarve është 539.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re