Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një grup të rinjsh nga Korça, që tregojnë se fitojnë me punën e tyre, minimumi 1,000 dollarë në muaj.

Të rinjtë e prezantuar në video, duket se fitojnë para duke përdorur platformën Fiverr, ku ofrojnë shërbime të ndryshme online.

Nga nga vajzat e prezantuar në video shprehet: “Fiverr është një aplikacion, ku ti mund të regjistrohesh dhe të vendosësh disa punë të cilat t’i mund t’i kryesh. Punë që ti mund t’i bësh më mirë. Unë personalisht jam social media manager, menaxhoj kompani nga e gjithë bota. Kompani që kanë ushqime, veshje. Arsyeja që unë jam këtu do të thotë që fitoj shumë. Më minimalen, 1,000 dollarë në muaj”.

Bashkë me videon, kreu i qeverisë shkruan: “Ja disa nga mbi 100 të rinj e të reja në Korçë që janë vetëpunësuar në tregun global online dhe nxjerrin të ardhura shumë më të mira për veten e tyre, se sa po ta kërkonin punën në vende të tjera”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re