Janë luajtur sot tre nga ndeshjet e javës së 20 të Kategorisë Superiore. Skënderbeu vazhdon të fitoj duke qëndruar në krye ndërsa Flamurtari është skuadra që e ndjek nga pas. Fitoret e tyre e bëjnë që tëp resin të përfitojnë nga përplasja direkte mes Kukësit dhe Partizanit.

E nis ndeshjen në disavantazh Skënderbeu pas supergolit të Filit për Kamzën. Por në fraksionin e dytë është një tjetër futbollist i larguar në janar nga Partizani, Vila që shënon dy herë dhe përmbys sfidën dhe mban Skënderbeun në krye.

Gola dhe spektakël në Laç ku vendasit dhe miqtë nga Gjirokastra japin një ndeshje ndryshe nga ato të kupës. Madje Luëtari me dy gola në fillimet e të dy pjesëve kalon në një avantazh të dyfishtë me Shkurtajn dhe Rrocën. Por në pjesën e dytë kurbinasit barazojnë shifrat falë dyshes shkodrane Shtubina – Nika.

Ndeshja e fundit e zhvilluar ishte ajo e luajtur në Vlorës me Flamurtarit dhe Lushnjes së vendit të fundit. Pas një pjese të parë të bardhë Bicaj dhe Danilo Alvesh në fund i japin tre pikë me vlerë vlonjatëve për të mbajtur kursin e Skënderbeut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re