Një qytetari i cili kujdeset për dhentë e tij, pranon se është bërë milioner falë kësaj pune familjare. Besim Hysenbelliu, së bashku me djalin e tij dhe 800 dhentë që zotëron, po shkonte nga Skrapari në  Livadhia të Sarandës.

Ai ka 7 ditë që ecën në këmbë dhe thotë se i duhen edhe 2 të tjera për të mbërritur pranë familjes.

Ai thotë gjithashtu se kopeja e deleve e ka bërë milioner, vetëm në 6 mujorin e fundit ka fituar 65 milionë lekë të vjetra.

Të jesh çoban në ditët e sotme, sipas Besimit e ka një kosto, pasi djali i tij ka mbetur beqar dhe vajzat sipas tij duan të jetojnë më Tiranë.

Pavarësisht vuajtjeve një gjë është e sigurt nga njerëz si Besimi, konsumatori ynë mund të ushqehet me produkte të shëndetshme.

loading...