Prezantim shumë i mirë dhe me shanse të mëdha për kualifikim për dy skuadrat shqiptare në turin e parë eleminator të Ligës së Kampioneve. Shkëndija ia del të fitoj në Estoni ndërsa Feronikeli barazon në Uells dhe në ndeshjet e kthimit i kanë në duart e tyre kualifikimin.

Shkëndija e ka dominuar sfidën e luajtur në Estoni përballë Nome Kalju me vendasit që u përpoqën vetëm të prishnin lojën e kampionëve të Maqedonisë së Veriut. Pjesa e parë nuk ka gola dhe mundësinë më të mirë e kanë tetovarët që godasin edhe tranversën.

Ndërsa në pjesën e dytë konkretizohet dominimi kur Ibraimi nga pika e bardhë i jep fitoren kuqezinjve. Fitore kjo që i jep shanse të mëdha për të vazhduar më tej Shkëndijes.

Më e vështirë ka qënë transferta për kampionët e Kosovës që presin edhe të luajnë miqëosren me Milanin. Edhe kjo sfidë nuk ka gol në 45’ minutat e para dhe gjithçka ndodh në fraksionin e dytë të lojës.

Uellsianët shënojnë dy herë për të kaluar në një avantazh të dyfishtë. Fillimisht është Draper që realizon nga pika e bardhë dhe më pas dyfishimi me Eduards për TNS. Por Feronikeli zgjohet në fund kur Zeka hap shpresën me golin e tij që ngushton shifrat dhe barazimi vjen me penalltinë e realizuar nga Fazliu. Nuk ka munguar as provokimi në Uells pasi në stadium ishte një flamur serb por që vetëm i ka motivuar futbollistët nga Drenasi./Berati.TV

UEFA CHAMPIONS LEAGUE / TURI I PARË KUALIFIKUES
Datë 10 korrik 2019, ora 17:30

Nome Kalju-Shkëndija Tetovë 0-1
A. Ibraimi 80′
Stadiumi “Kadriorg”,  Talin

UEFA CHAMPIONS LEAGUE/ TURI PARË KUALIFIKUES
E MARTË, MË 9 KORRIK, 20:00

The New Saints – Feronikeli           2-2
Shënues: 
Draper 49’ (pen.), Eduards 77’ / Zeka 89’, Fazliu 93’ (pen.)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re