Ndërkohë që ka rinisur sezoni me Kupën e Shqipërisë dhe Kategoria Superiore dhe këtë fundjavë nis edhe e Para përgatitjet vazhdojnë edhe për skuadrat e Kategorisë së Dytë. Këtu përfshhen edhe skuadrat e qarkut tonë, Skrapari dhe Naftëtari.

Një barazim dhe një fitore për kuçovarët në miqësore me skuadrat U19 të Bylis dhe Apolonisë ndërsa Skrapari ka zgjedhur që këtë takim miqësor ta zhvilloj me Tomori U19. Të rinjtë beratas që këtë sezon militojnë në Kategorinë Superiore U19 dhe e bënte edhe më interesante këtë sfidë.

Ndeshja nis më mirë për djemtë e Drobonikut që shënojnë fillimisht me Kovaçin dhe më pas është Karakashi me një dygolësh e kalojnë Tomorin U19 në avantazh të trefishtë.

Por këtu nis reagimi i skrapalinjve të drejtuar nga kapiteni i tyre Karamani, që shënon fillimisht dy gola dhe kështu pjesa e parë mbyllet me rezultatin 3-2 në favor të të rinjve të Tomorit.

Por edhe fraksioni i dytë nis me gol për Tomorin U19 që shënon sërish me Kovaçin duke kaluar në avantazhin e përkohshëm 4-2. Por dy golat e Karamanit që plotëson ‘’pokerin’’ personal në këtë miqësore dhe golat e Dostit dhe Bilçarit plotësojnë goleadën në këtë ndeshje dhe përmbysjen e Skraparit për të fituar këtë miqësore./Berati.TV

Tomori U19  4-6 Skrapari

Shënues: 6’, 47, Kovaçi, 21’, 24’ Karakashi/ 28’, 31’, 49’, 53’ Karamani, 67’ Dosti, 89’ Bilçari

Tomori U19: Muçogllava, Zylali, Toska, Kanani, Kosova, Tahiraj, Hyraj, Gërmau, Lirëza, Kovaçi, Karakashi. Tr. I. Droboniku(u aktivizuan: Nazeraj, Llupi, Karkanjozi, Nallbani, Balla)

Skrapari: Beqollari, Dosti, Gega, Haxhiu, Kajo, Karamani, Koroveshi, Isufi, Çela, Tafa, Guri. Tr. A. Spahiu (u aktivizuan: Kushova, Bilçari, Liçollari, Aliaj, Met’hoxha, Duro, Pepa)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re