Një fitore të vështirë dhe vetëm pas përdorimit të sistemit VAR dhe një penalltie të realizuar nga kapiteni Grankvist. Suedia që zgjodhi të ishte në këtë botëror pa yllin, Zlatan Ibrahimoviç por e kanë gjetur të vetmin gol që i duhej në sfidën përballë Koresë së Jugut.
Pjesa e parë është luajtur në mënyrë gati të barabartë me dy skuadra që më shumë studionin njëra – tjetrën dhe prisnin që kundërshtari të gabonte. Ndërsa gjatë pjesës së dytë Suedia e rrit ritmin por golin e gjen vetëm falë një 11 metërshi. Penalltia konfirmohet vetëm pas përdorimit të sistemit VAR. Tashmë Suedia i bashkohet Meksikës në krye të grupit dhe Gjermania duhet të nis të fitoj dhe më pas të bëj llogaritë e kualifikimit./Berati.TV

Suedi 1-0 Korea e Jugut
Shënues: Grankvist 65’(pen)

