Në Malajzi, aleanca e opozitës e udhëhequr nga ish-lideri Mahathir Mohamadka fituar shumicën në parlamentin e këtij vendi aziatik, një fitore kjo e konsideruar e papritur, duke i dhënë fund kështu sundimit 60-vjeçar të koalicionit Kombëtar Barisan (BN).

Komisioni Zgjedhor njoftoi se opozita deri tani ka fituar 112 vende në parlament kundrejt 76 të BN.

Ky rezultat solli dhe një lloj precedent të rrallë, atë të rikthimit në pushtet të Mahathir Mohamed në moshën 92-vjeçare. Ky i fundit, edhe pse në pension, madje në një moshë ekstreme, u rikthye për të konkuruar kundër kryeministrit Najib Razak, i cili është i përfshirë në një skandal të madh korrupsioni.

“Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por ne duam të rivendosim sundimin e ligjit”, tha Mahathir.

Ai shtoi se do të betohej në pozitën e udhëheqësit të Malajzisë dhe kështu do të bëhej kryeministri më i vjetër në botë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re