Skip to content

Fitore me përmbysje/ Bayerni mposht Sportingun në Champions

3d47ab97 6047 43fb 990a d18736fc776f

Bayern Munich ka marrë një fitore të rëndësishme në Champions, duke mundur 3-1 Sportingun e Lisbonës në shtëpi.

Ndeshja e luajtur në “Allianz Arena” prodhoi emocione në pjesën e dytë, aty ku u shënuan të katërt golat.

Të parët që kaluan në avantazh ishin portugezët në minutën e 54’ falë një autogoli të Kimmich, por pas 8 minutash, Gnabry rivendosi baraspeshën.

Në të 69’, Karl realizoi golin e përmbysjes dhe në të 77’, Jonathan Tah vulosi fitoren e bavarezëve.

https://www.youtube.com/watch?v=HXOpwqPKsiQ

Më këto tre pikë, Bayerni i afrohet kualifikimit direkt në Top 8-she me 15 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje.