Më fitoren 4-2 ndaj Tottenham-it në Wembly, në kuadër të ndeshjeve në grup të Champions League, Barcelona arriti dhe rekordin e 600 golave në këtë kompeticion, më prestigjozi i futbollit europian për klube.

Por nuk qe Messi ai që e kapi e rrumbullakosi këtë shifër. Ishte kroati Ivan Rakitiç ai që më golin e dytë në portën e londinezëve, e arriti këtë prag në garat evropiane.

Vetëm dy klubet pos Barcelonës kanë shënuar më shumë gola në Evropë – Real Madrid (945 gola në 425 ndeshje) dhe Bayern Munich (668 gola në 335 ndeshje).

Ndiqni golat:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re