Kryeministri Edi Rama komentoi fitoren e Donald Trump nga Budapesti.
Për kryeministrin Rama fitorja e Donald Trump nuk përbën asnjë ndryshim, pasi sic u shpreh ai shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë dhe kushdo te jete ne Shtepine e Bardhe nuk ben dallim.
“Për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë, sepse asgjë nuk ndryshon. Shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë, kështu që kushdo që të jetë në Shtëpinë e Bardhën nuk bën dallim të madh për ne. SHBA janë SHBA. Ne jemi shumë më pak të prekur nga ky emocion”, tha Rama.
Rama u shpreh se fitorja e Donald Trump nuk duhet parë si diçka shqetësuese, pasi mund të jetë diçka e mirë për Evropën.
“Mënyra si e shoh unë është se është bërë shumë zhurmë, ndoshta jo në mënyrën e duhur për kthimin e tij të mundshëm. Përvoja më thotë që kur ishte president dhe të gjithë thonin se NATO do të bëhej më e dobët, NATO u bë më e fortë.
Kështu që le të shohim dhe të mos bëhemi histerik para se të shohim realitetin. SHBA janë SHBA dhe nuk mendoj që kjo do të jetë domosdoshmërish e keqe për Evropën, mund të jetë me e mirë për Evropën”, u shpreh kryeministri.
I pyetur se çfarë do ti thotë Presidentit të Ukrainës, Rama u përgjigj: Zelenskyt ja kam thënë, nuk është për tu shqetësuar për shkak të tij, por për të reflektuar dhe për të bërë shumë më tepër për të pasur një Evropë më të fortë. Kur u zgjidh herën e parë të gjithë po dridheshin se ndoshta NATOs do ti vinte fundi, por NATO u bë më e fortë. Ajo që ka ndodhur në SHBA nuk duhet ta shohim shqetësuese. Mund të jetë një mundësi e madhe për ti bërë gjerat ndryshe për ne dhe botën.