Nga: Floriar Arapi

Fitorja e Erdogan është fitore edhe për shqiptarët. Kjo, jo se do te kishte ndonjë ndryshim thelbësor në politikën jashtme turke, sepse në Turqi nuk ka asnjë politikan turk armiqsor ndaj shqiptarëve, aq me tepër që Kılıcdaroğlu ka vizituar Shqipërinë edhe në opozitë, por për shkak se Erdogan është një aktor i rëndësishëm boteror dhe një Turqi e fortë do të thotë nje aleat i fortë për shqiptarët.

Fitorja e Erdogan është fitore për muslimanët në të gjithë botën. Erdogan dhe shteti turk përgjatë qeverisjes se tij, ka qenë zëri kryesor i mbrojtjes së të drejtave fetare të muslimanëve në botë por edhe të drejtave politike të popujve muslimanë nëpërmjet promovimit të lirisë, demokratizimit, pavarsisë dhe vetpërfaqsimit.

Kjo fitore jep shembullin pozitiv se si muslimanët duhet të kontribuojnë në zhvillimin gjithanshëm të vendeve të tyre. Ndryshimi i madh që qeverisja e Erdogan i ka bërë infrastruktures, ekonomisë dhe industrise frymëzojnë dhe shumë popuj musliman në të gjithë botën.

Fitorja e Erdoganit është gjithashtu një fitore në rang botëror e muslimanëve kundrejt ekstremizmit. Ajo është fitore e muslimanëve normal dhe ligjor, kundrejt elementeve ekstremiste brenda tyre që synojnë marrjen e pushtetit apo imponimin, me forma të dhunshme dhe forma të tjera të paligjshme. Ajo fitore kundrejt organizatave terroriste të Isis, Al-Kaides dhe organizatës FETO-Gylen.

Në Shqipëri fitorja e Erdoganit do të ndikoj në intesifikimin e luftës ndaj organizatës terroriste-mafioze Gylen e cila ka pushtuar Komunitetin Musliman Shqiptar dhe e përdor atë për të shtuar numrin e ndjekësve të saj, për të vjelur të ardhurat e KMSH në favor të organizatës, duke paguar ushtarët e saj dhe duke abuzuar me pronat e KMSH nëpërmjet shitjes apo shfrytëzimit pa qira besnikëve gylenistë, apo kompanive dhe shoqatave të tyre.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re