Mediat serbe kalojnë në zemërim patologjik duke sulmuar të bijën e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton, Chelsea, e cila thjesht është gëzuar nga elemenimi i Rusisë në Botëror.

E përditshmja proqeveritare serbe Informer, ka bërë shkrim të posaçëm me vetëm një twitt të vajzës së vetme të ish-sekretares së Shtetit që është urryer më shumë se askush nga ana e kreut të Kremlinit.

Me një titull dykuptimësh, Informer shkruan: “hidhet pupthi nga gëzimi, vajza e Hillary Clinton nuk përmban emocionet nga humbja e Rusisë”.

“Chelsea Clinton, bija e Bill dhe Hillary Clinton, gëzohet për kroatët që dolën në gjysëmfinale, edhe pse nuk duhet të ketë qenë në dijeni për ta, por ajo u gëzua thjesht për humbjen e Rusisë.

Ndaj Chelsea e rreshton veten ashtu si prindërit e saj tek armiqtë e Serbisë. Disfata e Rusisë festohet si një humbje e Serbisë!

Të mos harrojmë ish-Sekretaren amerikane të Shtetit dhe njëkohësisht kandidate presidenciale Hillary Clinton, e cila ka deklaruar disa herë se serbët duhet të dënohen për krimet e tmerrshme të luftës.

Corey Lewandowski, ish-kreu i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump, tha se Hillary Clinton udhëheq fushatë diskreditimi kundër serbëve dhe Serbisë për shkak të saj ndodhën konflikte të panevojshme dhe kaos në Ballkan, në mënyrë që pastaj ta imponontjee veten si ‘shpëtimtare e Evropës”’!

Natyrisht që Chelsea nuk ka shumë dijeni për fitoren e Kroacisë, por natyrisht ajo është gëzuar për humbjen e Rusisë”, shkruan Informer.

E gjithë ky pamflet vetëm për një frazë të vajzës së çiftit Clinton, ku ajo në twitter ka postuar: Croatia!!! Pra as ka sharë kënd e lavdëruar, thjesht ka bërë tifo për Kroacinë, afërmendsh kjo duke pasur parasysh se prindërit e saj janë impenjuar mjaft në Ballkan dhe janë mjaft popullorë këtej… 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re