
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Begaj uron dhe beson se kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale.
“Urime Kosovë! Urime Albin Kurti! Qytetarët e Kosovës shprehën vullnetin e tyre demokratik për institucione të reja që do të qeverisin vendin.
Uroj dhe besoj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale, për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj një të ardhme të begatë, të drejtë dhe evropiane”, shkruan Begaj.
