Pas fitores së zgjedhjeve në Italia nga e djathta në Bruksel duket se ka rënë heshtja. Ende asnjë mesazh për fitoren e Melonit, ndërsa përkrahësit e saj në vende të tjera dhe homologë të së djathtës nëpër botë kanë nxituar të urojnë kreun e “Fratelli di Italia”.

E para që ka reaguar ka qenë Marine le Pen, udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë në Francë. Ajo ka vlerësuar Melonin për rezistencën ndaj kërcënimeve të Bashkimit Evropian.

Le Pen ka shkruar në Twitter se populli italian vendosi të marrë në dorë fatin e tij duke zgjedhur një qeveri patriotike dhe sovraniste dhe luftuar kundër qeverive antidemokratike dhe arrogante të Brukselit.

Edhe nga Hungaria e Viktor Orban urimi nuk ka vonuar. Ka qenë drejtori politik i kryeministrit hungarez që ka uruar partitë e krahut të djathtë të Italisë për fitoren. Ai është shprehur se ata dhe miqtë e tyre italian ndajnë një vizion dhe qasje të përbashkët ndaj sfidave të Evropës.

Edhe ekstremi i djathtë në Spanjë i Santiago Abascal, ka shkruar se tashmë miliona evropianë i kanë shpresat e tyre të mbështetura te Italia.

Fitorja edhe pse e paralajmëruar e Melonit ka shtuar ankthin në union I cili tashmë do të duhet të përballet me një tjetër Orban. Frika më e madhe është qasja e butë që e djathta ka ndaj liderit rus Putin ndërkohë që lufta është jo shumë larg BE.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re