Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka komentuar fitoren e partisë në kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Greqi, e cila arriti të dilte me një diferencë të madhe votash përpara SYRIZA-s së Tsiprasit.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, Milo tha se një ndër faktorët që ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve, ishte përçarja e opozitës.

Ai u shpreh se partitë e majta në Greqi ishin në luftë me njëra-tjetrën dhe shtoi se nëse do të ishin bashkë, ato do të kishin gati të njëjtin numër votash me partinë Neo Demokracia të Mitsotakis

“Rezultati ishte i paparashikuar edhe nga vetë grekët. Edhe sondazhet ishin deri 5-6 % diferencë mes ND dhe SYRIZA-s dhe doli 20. Për mua e përjashtova atë që Mitsotakis dhe Demokracia e Re kanë patur një qeverisje të stabilizuar. Qeverisja e ND ka qenë një qeverisje brenda programit tradicional të së djathtës greke.

E djathta shkoi në zgjedhje e unifikuar, ndërsa e majta shkoi e përçarë. Po të mbledhësh votat e partive të majta janë gati aty aty me ND e djathtë. E majta dhe e djathta kanë një sasi votash gati të barabarta në Shqipëri. E majta greke shkoi e përçarë dhe në luftë më njëra tjetrën, konflikti më i madh ishte mes PASSOK dhe SYRIZA-s”, u shpreh Milo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re