Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj, përmes një prononcimi për media nuk e fshehu entuziazmin për një fitore të demokratëve në Fier. Në fjalën e tij Alibeaj e vendosi fokusin tashmë tek procesi i numërimit, për të garantuar një të ndershëm dhe korrekt.

‘’Po ju them edhe njëherë, fitorja është e qytetarëve. Këtu në Fier është i fierakëve.

E keni ndjekur sot, pjesëmarrje masive të qytetarëve, që ndoshta është sinjali më i fortë i këtyre 30 viteve. Proces i ndershëm dhe i drejtë.

I duhet fitorja vendit, i duhet vendit, pas një periudhe kaq të gjatë, shqiptarëve i duhet fitorja.

Rezultati është i qytetarëve, e para dhe e fundit, duhet të garantojmë proces i ndershëm e korrekt, i shpejtë i daljes së rezultateve.’’- tha Alibeaj.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re