Kryeministri, Edi Rama:

Ajo që bëjmë tani dhe mënyra sesi bashkëpunojmë me njëri-tjetrin do të përcaktojë nëse viti tjetër apo vitet që vijnë do të jenë më të lehta apo më të vështira. Veprimet tona vendosin se cfarë do të ndodhë në vendet tona si qytetarë të kombeve të ndryshme. Ne jemi këtu për të festuar dhe dëshira ime për vitin e ri është që sic po festojmë këtu si qenie njerzore ashtu edhe të bashkëpunojmë në të ardhmen.

Të fitoja mandatin e tretë qeverisës nuk më bëri të ndihesha i pamposhtur por më modest dhe i përulur kundrejt njerëzve të Shqipërisë të cilët më besuan mua. Më lini të rrëfej se fitorja ishte e ëmbël dhe e hidhur. Mendoj se nuk kemi bërë mjaftueshëm në një vend ku kundërshtari politik shihet jo si një person me të cilin duhet të angazhohemi për të bashkëpunuar por si armik që duhet shkatërruar. Pas një fitorje të tillë më përndjek akoma më shumë nga pafuqia e pushtetit për të ecur më shpejt sa do duhej për modernizimin e një vendi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re