Manuali i gjeneralit kinez Sun Tzu mbi Artin e Luftës, mbetet ende sot një udhëzues taktik principet e të cilit aplikohet sot gjërësisht në politikë, marketing, biznes dhe mjaft fusha të tjera.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur disa nga thëniet më të spikatura të tij:

“Shfaqu si i dobët kur je i fortë dhe si i fortë kur je i dobët “.

“Arti suprem i luftës është të nënshtrosh armikun pa luftuar.”

“Nëse e njihni armikun dhe e njihni veten, nuk duhet t’i frigoheni as rezultatit të njëqind betejave. Nëse e njihni veten, por jo armikun, për çdo fitore të fituar do të pësoni edhe një humbje. Nëse nuk njihni as armikun as veten tuaj, ju do të dorëzoheni në çdo betejë. ”

“Bëni që planet tuaja të jenë të errta dhe të padepërtueshme si nata, dhe kur të bëni lëvizjen, të bini si një rrufe”.

“Përsosmëria e lartë përbëhet nga thyerja e rezistencës së armikut pa luftuar.”

“Të gjitha betejat bazohen në mashtrime. Prandaj, kur ne jemi në gjendje të sulmojmë, ne duhet të shfaqemi si të paaftë; kur përdorim forcat tona, duhet të shfaqemi si joaktiv; kur jemi afër, duhet ta bëjmë armikun të besojë se jemi larg; kur jemi larg, duhet ta bëjmë atë të besojë se jemi afër “.

“Fituesit fillimisht fitojnë, pastaj nisen në betejë. Ndërsa humbësit nisen njëherë dhe më pas rreken të fitojnë.”

“Edhe në mes të kaosit, ka mundësi”

“Nëse armiku juaj është i siguruar në të gjitha pikat, jini të përgatitur për të. Nëse ai bën pjesë në forcën superiore, shmangeni atë. Nëse kundërshtari juaj ka temperamente të ndryshme, kërkoni ta irritoni atë. Shtiruni si të dobët, në mënyrë që ai të bëhet arrogant. Nëse ai po relaksohet, mos i jepni pushim. Nëse forcat e tij janë të bashkuara, ndajini ato. Nëse sovraniteti dhe nënshtrimi janë në harmoni, vendosni ndarjen midis tyre. Sulmoni aty ku është i papërgatitur, shfaquni aty ku më pak ju presin”.

“Fitorja më e madhe është ajo që nuk kërkon betejë”.

“Jepuni njerëzve atë që ata presin; kjo është ajo që ata janë në gjendje të shohin qartë dhe i konfirmon pritshmëritë e tyre. U paraqitni atyre modele të parashikueshme përgjigjesh, duke e mbajtur mendjen e tyre të zënë derisa të arrijë momenti i jashtëzakonshëm – ai që nuk mundën ta parashikonin”.

“Nuk ka asnjë shembull të një kombi që përfiton nga lufta e zgjatur”.

“Trajtoni njerëzit tuaj ashtu siç ju do të të trajtonit bijtë tuaj të dashur. Dhe ata do t’ju ndjekin deri në luginën më të thellë “.

“Arti i luftës është me rëndësi jetike për shtetin. Është një çështje jete dhe vdekjeje, një rrugë për sigurinë ose për shkatërrimin. Prandaj është subjekt i studimit i cili në asnjë mënyrë nuk mund të neglizhohet “.

“Kur rrethoni një ushtri, lini një pjesëz të lirë. Mos shtypni kaq shumë një armik të dëshpëruar. ”

“Nuk ka më shumë se pesë nota muzikore, por kombinimet e këtyre pesë japin shumë më tepër melodi nga sa mund të kemi dëgjuar.

“Kush dëshiron të luftojë duhet së pari të llogarisë koston.”

“Në luftë, duhet që të shmanget ajo që është e fortë dhe të goditet ajo që është e dobët”.

“Të korrësh njëqind fitore në njëqind beteja nuk është kulmi i aftësive. Nënshtrimi i armikut pa luftuar fare është kulminacioni i aftësive. ”

“Jini shumë delikat madje deri në pikën e mungesës së formës. Jini jashtëzakonisht misterioz deri në kulmin e qetësisë. Në këtë mënyrë mund të jeni drejtues të fatit të kundërshtarit “.

“Ai që të lashtët e quajtën një luftëtar të mençur është ai i cili jo vetëm që fiton, por edhe shkëlqen për nga lehtësia me të cilën fiton”.

“Luftëtari i mençur e shmang betejën.”

“I gjithë sekreti qëndron në konfuzionin e armikut, kështu që ai të mos mund ta kuptojë qëllimin tonë të vërtetë”.

“Ai që është i kujdesshëm dhe qëndron në pritje të një armiku që nuk është, do të fitojë”.

“Nëse e njihni armikun dhe e njihni veten, fitorja juaj nuk do të qëndrojë në dyshim; nëse e njihni Qiellin dhe e njihni Tokën, ju mund ta bëni të plotë fitoren tuaj “.
– Sun Tzu, Arti i Luftës

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re