Shqipëria luan nesër finalen për vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve. Aktualisht kuqezinjtë janë në kuotën e 8 pikëve, 2 më pak se Bjellorusia e vendit të parë .

Për këtë arsye , skuadra e Rejës nuk pranon rezultat tjetër përveç fitores. Në rast triumfi ndaj Bjellorusisë, vendi jonë ka një sërë përfitimesh. Si fillim vendi parë në grup dërgon kombëtaren direkt në çerekfinale të Ligës së Kombeve në këtë edicion.  Një kualifikim ky që sjell përfitime dhe në  aspektin financiar .

Rreth 1.125 milionë euro derdhen si shpërblim për FSHF-në, e njëjta shifër e pjesëmarrjes në ligë. Së dyti, në rast një kualifikimi, kombëtarja ngjitet në Ligën B për edicionin e ardhshëm ku e presin skuadra dhe më të forta.

Së treti sa i përket kualifikuesve për botërorin 2022, vendi i parë i jep Shqipërisë dhe shanset për t’u ngjitur një vazo më lart bazuar edhe në renditjen e përfaqësueseve europiane që gjykohen mbi ecurinë në Ligën e Kombeve.

loading...