Bayerni i Munich u shpall kampion i Botës për klube duke mposhtur mbrëmë në finale ekipin meksikan Tigres.

Ky ishte titulli i 6-të rresht për bavarezët në të gjitha garat. Ish trajneri i Bayernit, Pep Guardiola ka uruar gjermanët për suksesin.

Por, para se Bayern të jetë këtu dhe të fitojë për herë të dytë 6 trofe, këtë e ka bërë Barcelona dhe Guardiola ka thënë se do të ftojë Leo Messin me shokë për të luajtur për titullin e 7-të.

“Urime familjes së madhe të Bayernit për këtë sukses të jashtëzakonshëm. Të jesh kampion i botës për klube, veçanërisht të fitosh 6 tituj nga 6 të mundshëm. Jam shumë krenar dhe urime të gjithëve, veçanërisht për Hansin dhe kolegët e tij”

“Dua t’i them Hansit se ju jeni ekipi i dytë që fitoni 6 tituj rresht. Para jush ka qenë Barcelona, me Messin dhe kompaninë e tij. Ne mund të vijmë që të luajmë për titullin e 7-të, vetëm më trego kur dhe ku”, përfundoi Guardiola.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re