Shpesh thuhet se e shkuara, është një vend i huaj të cilin s’mund ta vizitojmë dot më kurrë. Shigjeta e kohës nuk e lejon një udhëtim në të shkuarën, por disa mendojnë ndryshe.

Një prej tyre është dhe Ron Mallett, fizikant dhe profesor në universitetin e Konektikatit (SHBA). Fizikanti i ka kushtuar një pjesë të mirë të karrierës së tij, studimit e eksperimentimit për të arritur në krijimin e një makine kohe.

Roni ka treguar se ‘mania’ e tij për të bërë realitet atë që e shohim vetëm nëpër filma, e ka pikënisjen që në rininë e tij, kur babai i ndërroi jetë. Roni ishte vetëm 10 vjeç, kur i ati, një elektriçist që rregullonte televizorë, pësoi një infarkt në zemër.

“Për mua, dielli lindte e perëndonte tek ai, babai ishte qendra e gjerave.”-tregoi fizikanti.

Një vit pas vdekjes së të atit, Roni (11 vjeçar në atë kohë) rastisi të lexojë një libër të autorit të njohur H.G. Wells. Libri fantastiko- shkencor quhej “Makina e Kohës”

Leximi i atij libri i ndryshoi jetën fizikantit, i cili që nga ajo kohë u ‘fiksua’ me idenë e krijimit të një makine kohe për të shkuar pas tek i ati.

“Në faqet e para të atij libri, thuhej se shkencëtarët e dinin se koha është njëlloj si hapësira dhe që në të, mund të lëvizësh para e prapa, ashtu siç bëjmë në hapësirë. Kur i lexova ato fjalë, mu duk diçka e mrekullueshme, thoja me vete, sikur të shkoj pas në kohë, mund të shpëtoj jetën e tim ati. Kishte ilustrime të makinës së kohës në atë libër dhe unë nisa të mundohem të bëj diçka me një biçikletë… sigurisht që ajo nuk funksionoi. Por në libër më mbeti në mendje, se shkencëtarët e dinin.”-tregoi Roni.

Si fizikant, Ron Mallet ka mundur të zgjidhë teorikisht si mund të krijohet një ‘makinë kohe’, ndërsa shpjegimin e tij mund ta gjeni në këtë video.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re