Sot në një lidhje “Skype” në Faxneës ka qenë i ftuar ish-ambasadori Agim Nesho, i cili ka folur për video-mesazhin e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, në Kuvendin e Shqipërisë.

Nesho tha se Zelensky ishte i drejtpërdrejtë me mesazhet e tij. Ndërkohë Nesho  tha se Zelensky kërkon që faktori rus që vjen nëpërmjet financave të ndalohet.

“Vetë Zelenksy me një thirrje vëllazërore që u bën shqiptarëve kërkon që faktori rus që vjen nëpërmjet financave të ndalohet, dhe turistët rusë përbëjnë jo vetëm një kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë. Nuk dihet se cilët persona vijnë. Mund të jenë të tjerë që rrisin influencën e tyrë në zonën e Ballkanin. Është një goditje ndaj iniciativës së Shqipërisë për të marrë pjesë me Serbinë në Ballkanin e Hapur, që ndikon në ndërhyrjen ruse.

Kërkesa e Berishës?

Me të drejtë kapi dy momente kryesore, ishte e drejtë. Masat e marra për të tërhequr diplomatët mund të mos realizohet, se asnjë nga vendet perëndimore, se ka bërë, është ekstreme. Në këtë rast Rusia përbën një rrezik jo vetëm për Shqipërinë. Diskursin e Berishës duhet ta shohim në kontekstin politik.

Të mos i mendojmë të gjitha gjërat që do realizohen. Duhen bërë në bashkëveprim me të gjithë faktorët e tjerë. Është një formë presioni dhe si e tillë do të kuptohet”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re