Jemi live në ceremoninë e përurimit të shtëpive të ndërtuara në Thumanë. I madhi Mirush Kabashi u ngjit në skenë e recitoi disa vargje mjaft domethënëse. Profesor Kabashi tregoi se sot është një ditë e shenjtë dhe se nuk ka parë kurrë një dhuratë kaq të madhe, sa 150 shtëpitë e ndërtuara në Thumanë me kontributin e shqiptarëve anembanë botës.

“Sot është një ditë e shenjtë me të vërtetë, Fiter Bajrami, që i kushtohet ndihmës ndaj më të varfërve. Jua pranoftë Zoti juve dhuratën që keni bërë, sepse dhuratë më të madhe sesa kjo, në këto 30 vite nuk është parë ndonjëherë. Janë ndërtuar 150 shtëpi, shtëpi që nuk janë vetëm çerdhe familjare, pasi janë të pajisura të gjitha me mobilje e sende për të patur një jetësë normale. Fondacioni Firdeus ka pajisur dhe shtëpiat e tjera me mobilim.

Unë ju uroj nga thellësia e zemrës, duhet të jenë krenarë ata që kanë kontribuar pasi heronjtë e vërtetë janë donatorët. Ata që hoqën nga vetja që ju t’i gëzoni këto shtëpi.”-tha Mirush Kabashi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re