Atdheu e nana nuk harrohen!

 Ai që le arën e vet,
nget arën e huej!

Bijë vendi pikë argjendi!

Çdo hi në vatrën e tij!

Derë e botës s’është strehë e kokës!

Dy shaka bëjnë një të vërtetë!

Foli plakës të dëgjojë nusja!

Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan!

Gjuha e ka rrënjën në zemër!

Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin!

Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë!

Kur fjala del nga zemra, godet në zemër!

Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas!

Shtëpi pa fjalë, e peshk pa hale nuk ka!

Po të lavi, të levi dhe bishtin t’a krevi, hap sytë se të
gënjevi!

Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim!

Budallai shkon tek e ngasin!

Ç’ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson!

Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë!

Deti ka ujë boll, po me u pi s’pihet!

Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot!

E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija!

I varfëri di shumë, po nuk e pyet njeri!

Sherrin e mbjellin gratë dhe e korrin burrat!

Kroni i Qeverisë nuk e ka ujin të kulluem; mos të raftë me
kenë etshëm se të len pa pi!

Kur del Dielli, të gjithë e dinë nga bie Lindja!

Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij!

Mos i hap dritaret e zemrës pa e pa motin!

Nuk pritet pema se i ban hije kungullit!

Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë!/KultPlus.com

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re