Skip to content

Fjalët e Bideni-it kundër Putinit, Erdogan: S’i kanë hije një presidenti!

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se deklarata e Presidentit të SHBA Joe Biden se ai mendonte se lideri rus Vladimir Putin ishte një vrasës ishte e papranueshme dhe nuk i shkonte për shtat presidentit të SHBA.

“Deklarata e z. Biden për z. Putin nuk i ka hije një presidenti. Vërejtjet që presidenti përdor në publik për presidentin e një vendi si Rusia janë me të vërtetë të papranueshme dhe nuk janë diçka që mund të pranohet,” tha Erdogan.

Sipas tij, Putini bëri gjënë e duhur duke dhënë “një përgjigje shumë, shumë elegante”, raporton Reuters.

Biden tha se Putini “e njeh atë relativisht mirë” dhe se, sipas përvojës së tij me udhëheqësit e huaj, gjëja më e rëndësishme është të njohësh bashkëbiseduesin.