Më shumë sesa tronditëse qenë fjalët e fundit të Anxhelina Petros, teksa po jepte frymën e fundit në duart e të atit. “Babi, po largohem. Të dua shumë, vazhdo të më godasësh!” Këtë rrëfim e ka bërë vetë vrasësi, babai i saj, në dëshminë e tij në Korfuz, njoftojnë mediat greke.

Teksa tregoi arsyen pse e vrau, se nuk ishte dakord për marrëdhënien e saj me djalin afgan, Aleko Petro, i njohur si Bardhyl Guri në Berat, zbuloi edhe fjalët e fundit, që i tha Anxhelina, ndërkohë që po vdiste nga goditjet e tij me shufër: “Babi, po largohem, të dua shumë, vazhdo të më godasësh”… Vajza u qëllua nga i ati 7 herë me shufër hekuri.

Por, çfarë e provokoi atë ditë të Vitit të Ri, debatin e ashpër babë e bijë? Ndërsa ata të dy po hanin së bashku në shtëpi, një telefonatë nga i dashuri afgan thuhet se ishte shkëndija që ndezi përleshjen fatale vdekjeprurëse midis të dyve.

Mësohet se i dashuri afgan ka dëgjuar një pjesë të konfliktit mes të atit dhe të bijës. Vajza ishte hedhur nga dritarja dhe kishte tentuar që të bridhte me vrap në mënyrë që të shpëtonte prej të atit.

Babai vrasës, pas arrestimit, u mbrojt duke thënë se kurrë nuk kishte ngritur dorë mbi vajzën e tij në të kaluarën dhe se telefonata nga i dashuri afgan ditën e Vitit të Ri ishte arsyeja pse e humbi kontrollin.

Mësohet se i dashuri afgan i Anxhelinës i kishte humbur prindërit e tij në luftë dhe ishte birësuar nga një familje greke. Ka qenë qeni i saj ai që ka ngritur dhe më shumë dyshime te fqinjët, pasi shkonte shpesh herë te vendi ku vajza ishte varrosur prej të atit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re