Alexei Navalny, një figurë kryesore e opozitës ruse, vdiq dje, më 16 shkurt, në qelinë e tij të burgut.

Navalny ka qenë në një burg rus që nga viti 2021 dhe kishte komunikim të kufizuar me të gjithë, përfshirë gruan e tij Yulia Navalny.

Siç është publikuar në rrjetet sociale, duke cituar kanalin Telegram ku Navalny reklamonte shpesh, lideri i opozitës ruse ia drejtoi fjalët e fundit gruas së tij në ditën e Shën Valentinit, 14 shkurt.

“E dashur, unë dhe ti kemi gjithçka si në këngë: qytetet mes nesh përsëri, dritat e pistave të aeroportit, stuhitë e borës dhe mijëra kilometra. Por ndjej se je me mua çdo moment dhe të dua gjithnjë e më shumë”, ka shkruar Navalny.

Kujtojmë, Aleksey dhe Julia ishin të martuar për 24 vjet. Ata kishin edhe dy fëmijë, vajzën Daria dhe djalin Zahar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re