Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny postoi një foto nga spitali në profilin e tij në Instagram, për herë të parë që kur dyshohet se u helmua muajin e kaluar.

Në foto ai shihet i ulur në një shtrat spitali, i rrethuar nga gruaja dhe fëmijët e tij dhe me mesazhin se tani është në gjendje të marrë frymë vetë.

“Përshëndetje, ky është Navalny. Më mungojnë të gjithë. Unë ende vështirë se mund të bëj gjë, por që dje mund të merrja frymë vetëm gjatë gjithë ditës. Nuk kam përdorur ndonjë ndihmë të jashtme, madje as valvulën më të thjeshtë në fyt. Më pëlqente procesi mahnitës dhe i nënvlerësuar”, shkroi Navalny.

Më herët, Neë York Times raportoi, duke cituar burime gjermane, se Navalny i zbuloi prokurorit se çfarë planifikonte të bënte kur të shërohej.

“Ai nuk ka ndërmend të jetë në internim në Gjermani. Ai dëshiron të kthehet në shtëpi në Rusi dhe të vazhdojë misionin e tij,” zbuloi një zyrtar gjerman i sigurimit.

Një roje gjermane e sigurisë konfirmoi për Times se ai është një udhëheqës opozitar me një “mendje të mprehtë”.

Diagnostikimet e kundërta

“Ai është plotësisht i vetëdijshëm për gjendjen e tij, për atë që i ka ndodhur dhe e di se ku është,” tha zyrtari anonim.

Paramedikët që trajtojnë Navalny-n, pasi ai u sëmur në një aeroplan muajin e kaluar, nuk zbuluan një rritje të sheqerit në gjak në testet fillestare dhe nuk panë shenja të një çrregullimi metabolik, konfirmuan pesë burime mjekësore për Reuters.

Raportet e tyre kundërshtojnë një diagnozë të bërë publike nga mjekët në spitalin nr.1 të Urgjencës në Omsk, ku ai u trajtua, i cili tha se Navalny ra në koma për shkak të një çrregullimi metabolik dhe kishte një nivel sheqeri në gjak katër herë më të lartë se normalja.

Gjermania, ku Navalny u dërgua për trajtim të mëtejshëm pas një trajtimi dy-ditor në Omsk, tha se Rusia e kishte helmuar atë me një agjent nervor të kohës sovjetike – “Novichok”.

Berlini kërkoi një shpjegim nga Moska dhe bëri thirrje për sanksione.

Kremlini tha se pretendimet ishin “të pabazuara” dhe nuk kishin “parë” prova të helmimit, duke i kërkuar Gjermanisë që të bentë diçka tyë tillë; pra të siguronte prova.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re