Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku shqiptar, të cilët prej disa ditësh po shijojnë pushimet në Maldive me njëri-tjetrin dhe vogëlushen e tyre Ameli.

Çifti ka ndarë herë pas here poza të ëmbla në Instagram, ndërsa pak më parë vëmendjen e të gjithëve e ka marrë dedikimi i dashurisë që Albani i ka bërë publikisht partneres së tij.

“Përjetësia vlen më pak se një ditë me ty.”- shkruan Albani në pozën ku shfaqet duke mbajtur Miriamin mbi shpinë, ndërkohë që komentuesit kanë komplimentuar çiftin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re