Një javë më parë, kancelarja gjermane dha një fjalim për
studentët e Harvard-it në formën e një porosie, testamenti politik. Po
ju sjellim këtu thelbin e kësaj thirrjeje të gjallë për t’i rezistuar
errësirës (obscurantizmit) së kohës sonë.

Artikulli është publikuar në ‘Le Temps’ të mërkurën më 5 qershor 2019.

Kjo ditë është një ditë gëzimi. Është dita juaj. Unë jam e kënaqur që
jam këtu sot dhe dëshiroj t’ju tregoj për disa nga përvojat e mia. Kjo
ceremoni shënon fundin e një kapitulli intensiv, të ngjeshur dhe
padyshim të ashpër të jetës suaj. Tani hapet dera për një jetë të re.
Është emocionuese dhe frymëzuese.

Autori gjerman Hermann Hesse përdori fjalë të bukura për situata të
tilla në jetë. Do ta citoj atë, pastaj do të vazhdoj në gjuhën time
amtare. Hermann Hesse shkroi: «Në çdo fillim qëndron një magji që na
mbron dhe na ndihmon të jetojmë.»

Këto fjalë të Hermann Hesse më kanë frymëzuar kur në moshën 24 vjeç,
përfundova studimet e mia në fizikë. Ishte në vitin 1978. Bota ndahej
midis Lindjes dhe Perëndimit. Ishte koha e luftës së ftohtë. U rrita në
Gjermaninë Lindore, në atë pjesë jo të lirë të atdheut tim, në një
diktaturë. Njerëzit ishin të shtypur dhe nën përcjellje. Kundërshtarët
politikë i vënin në kurthe, i gjuanin sa më poshtë. Qeveria e RDGJ-së
kishte frikë se njerëzit do të shpëtonin drejtë lirisë. Për këtë arsye
ajo ndërtoi Murin e Berlinit. Ishte prej betoni dhe çeliku. Ata që u
kapën duke u përpjekur ta kalonin atë, u arrestuan ose vriteshin. Ky mur
në mes të Berlinit ndau një popull. Ai i ndau familjet. Edhe familja
ime ka qenë e ndarë.

Pas studimeve të mia, kam marrë punën time të parë si fizikante në
Akademinë e Shkencave të Berlinit Lindor. Kam jetuar në afërsi të Murit
të Berlinit. Çdo herë, kur kthehesha nga instituti në shtëpi, iu afroja
atij. Pas tij ishte Berlini Perëndimor, liria. Dhe çdo ditë, kur isha
shumë afër Murit, zhdërvjellësha, bëja një angazhim të minutës së fundit
drejtë në shtëpinë time. Çdo ditë, më duhej të kthehesha në drejtim të
shtëpisë, pak para lirisë. Sa herë i kam thënë vetes: Nuk mund ta
përballoj këtë. Ishte vërtet zhgënjyese.

Unë nuk isha disidente. Unë nuk shkova të sulem në Murë por as nuk e
mohova ekzistimin e tij sepse nuk dua të gënjeja veten time. Muri i
Berlinit kufizoi mundësitë e mia. Ai qëndron fjalë për fjalë në rrugën
time.

Por ka një gjë që Muri nuk ka arritur të bëjë gjatë gjithë këtyre
viteve: të vendosë kufijtë e mi të brendshëm. Personaliteti im,
imagjinata ime, aspiratat e mia: të ndaluara e në kundërshim nuk mund të
kufizoheshin në mua.

Gjithçka mund të ndryshojë

Pastaj erdhi viti 1989. Kudo në Evropë një dëshirë e përbashkët për
liri lëshoi forca të pabesueshme. Në Poloni, Hungari, Çekosllovaki por
edhe në RDGJ, qindra mijëra njerëz po dilnin në rrugë. Njerëzit po
manifestonin, ata hodhën poshtë Murin.

Ajo që shumica e njerëzve mendonin se ishte e pamundur – dhe unë
gjithashtu – u bë realitet. Aty ku dikur qëndronte një mur me hije të
errët papritmas u hapë një derë.

Kishte ardhur koha, për mua poashtu, për ta kaluar atë. Nuk isha më e
detyruar të bëja hapa të zhdërvjellët në çastin e fundit para lirisë.
Mund ta kaloja këtë kufi dhe të shkoj jashtë tij.

Gjatë këtyre muajve të tridhjetë viteve më parë, kam përjetuar
personalisht përvojën se asgjë nuk duhet domosdoshmërisht të mbetet
ashtu siç ishte. Këtë përvojë, të diplomuar të dashur, do të doja të
ndaja me ju si një reflektim të parë për të ardhmen tuaj: edhe ajo që
duket e ngurte dhe e pandryshueshme mund të ndryshojë.

Qoftë të jenë gjëra shumë të mëdha ose shumë të vogla, të gjitha ndryshimet fillojnë në kokë.

Brezi i prindërve të mi e mësuan këtë me dhimbje ekstreme. Babai dhe
nëna ime kanë lindur në vitin 1926 dhe 1928. Kur arritën në moshën që
keni sot, shkëputja civilizuese e Holokaustit dhe Luftës së Dytë
Botërore sapo kishte mbaruar. Vendi im, Gjermania, shkaktoi vuajtje të
paimagjinueshme në Evropë dhe në botë. Probabiliteti ishte i lartë që
fituesit dhe të mundurit të përfundojnë ballë për ballë të papajtueshëm.
Por, në vend të kësaj, Evropa ka kapërcyer shekuj konfliktesh. Është
krijuar një urdhër i qetë, i cili përqendrohet më shumë në ngjashmëri
sesa në virtytet kombëtare të supozuara. Pavarësisht nga të gjitha
debatet dhe pengesat e përkohshme, jam absolutisht e bindur se ne,
evropianet dhe evropianët, jemi të bashkuar për lumturinë tonë.

Marrëdhëniet midis gjermanëve dhe amerikanëve tregojnë gjithashtu se
si armiqtë e vjetër mund të bëhen miq. Plani i George Marshall ka
kontribuar shumë fuqishëm në këtë, plani që ai e bari të njohur në vitin
1947 me « Commencement Speech » « fjalimi i parë ». Partneriteti
transatlantik, me vlerat tona të demokracisë dhe të drejtave të njeriut,
na ka sjellë tashmë më shumë se 70 vjet paqe dhe mirëqenie. Gjithkush
përfiton.

Së bashku, jo vetëm

Dhe sot? Në një kohë të shkurtër, politikanët e brezit tim nuk do të
jenë më në levat e pushtetit, por, në të mirë, në librat e historisë.

E dashur gjeneratë Harvard 2019 , në vitet e ardhshme, brezi juaj do
të përballet me sfidat e shekullit të 21-të. Ju jeni ata që ne ju
dërgojmë në të ardhmen.

« Më shumë se kurrë, ne duhet të mendojmë dhe të veprojmë në mënyrë
shumëpalëshe dhe jo në mënyrë të njëanshme, globalisht dhe jo mbrenda
kufijve nacional, të jemi të hapur për botën e jo të jemi të mbyllur në
një izolim të shkëlqyer. »

Proteksionizmi dhe konfliktet tregtare kërcënojnë lirinë e tregtisë
botërore dhe për pasojë kërcnojnë themelet e begatisë sonë. Digjitizimi
prekë të gjitha fushat e jetës. Luftërat dhe terrorizmi çojnë në
shpërndarje dhe zhvendosje të popujve. Ndryshimi i klimës peshon mbi
themelet e jetës. Ashtu siq rezulton kjo krizë tani shohim se ajo është
shkaktuar nga njeriu. Ne duhet dhe si rrjedhim mund të ndërmarrim
gjithçka që është e mundur në mënyrë njerëzore për ta zotëruar me të
vërtetë këtë sfidë për njerëzimin. Është ende e mundur. Por për ta bërë
këtë, të gjithë duhet të kontribuojnë dhe – e them edhe në vetëkritikë –
të bëhemi më të mirë. Prandaj, do të angazhoj veten me gjithë fuqinë
time për të siguruar që Gjermania, vendi im, të arrijë qëllimin e
neutralitetit të klimës deri në vitin 2050.

Ndryshimet për të mirë janë të mundshme nëse i bëjmë së bashku. Nuk
do të funksionojë nëse çdonjëri shkon në anë të vet. Dhe kjo më sjell
mendimin tim të dytë për ju: më shumë se kurrë duhet të mendojmë dhe të
veprojmë në mënyrë shumëpalëshe dhe jo në mënyrë të njëanshme,
globalisht dhe jo mbrenda kufijve nacional, të jemi të hapur për botën
në vend sesa të jemi të mbyllur në një izolim të shkëlqyer. Me dy fjalë:
së bashku, jo vetëm.

Ne nuk duhet të përshkruajmë gënjeshtrat si të vërteta

Ju, të diplomuar të dashur, do të keni shumë më shumë mundësi për të
bërë sesa brezi im. Nuk ka dyshim se telefoni juaj i mençur ka më shumë
fuqi informatike sesa kompjuteri im i madh dikur i kopjuar në IBM nga
Bashkimi Sovjetik që unë e përdora në vitin 1986, në RDGJ, për tezën
time.

Si kancelare, unë shpesh pyes veten: A po i bëjë të gjitha siq duhet
mirë? A po e bëjë një gjë sepse është e drejtë apo vetëm sepse është e
mundur? Ju do të duhet t’i bëni këtë pyetje vetes gjithëmonë. Dhe kjo më
sjell në reflektimin tim të tretë për ju: a i vendosim ne rregullat e
teknikës apo teknika e përcakton të jetuarit tonë së bashku? A e
vendosim njeriun në qendër, me dinjitetin e tij dhe të gjitha aspektet e
tij, apo e shohim atë si një klient, një burim të dhënash, një objekt
për t’u parë?

Këto janë pyetje të vështira. Kam mësuar se mund të gjejmë përgjigje
edhe në pyetje të vështira kur e konsiderojmë botën edhe me vështrimin e
Tjetrit. Kur dikush ndjen respekt për historinë, traditën, fenë,
identitetin e Tjetrit. Kur dikush qëndron në vlera të patjetërsueshme
dhe vepron në funksion të tyre. Dhe kur është absolutisht e nevojshme të
vendosësh, në vend që të bindesh gjithmonë me impulset e para, ndalemi
për një çast, heshtim, mendojmë, e bëjmë një pushim.

Liritë tona individuale nuk janë të dhëna vetvetiu, as demokracia, as paqja dhe prosperiteti nuk arrihen vetvetiu. 

Natyrisht, për gjithë këtë nevojitet shumë guxim. Mbi të gjitha,
duhet të ketë sinqeritet ndaj të tjerëve dhe – ndoshta më e rëndësishmja
– ndaj vetes. Ku do të ishte më mirë të filloni se në ato vende ku
shumë njerëz të rinj nga e gjithë bota mësojnë, kërkojnë dhe diskutojnë
së bashku çështjet e kohës sonë në emër të së vërtetës. Për ta bërë
këtë, nuk duhet të përshkruajmë gënjeshtrat si të vërteta apo të
vërtetat si gënjeshtra. Për ta bërë këtë, ne nuk duhet ta pranojmë
abuzimin si një normalitet.

Dijeni se asgjë nuk bëhet vetvetiu

Të dashur të diplomuar, çfarë mund të ju, çfarë mund të na ndalojë?
Muret ngrihen përsëri: muret në koka nga injoranca dhe mendjengushtësia.
Ata qëndrojnë midis anëtarëve të një familjeje midis grupeve shoqërore,
ngjyrave të lëkurës, popujve, feve. Dua që t’i shkatërrojmë këto mure –
mure që na pengojnë të biem dakord për botën në të cilën, në fund të
fundit e duam të jetojmë së bashku.

Suksesi varet nga ne. Gjithashtu, të dashura e të dashur të
diplomuar, ja edhe mendimi im i katërt: konsideroni, dijeni se asgjë nuk
bëhet vetvetiu. Liritë tona individuale nuk janë të dhëna vetvetiu, as
demokracia, as paqja dhe prosperiteti nuk arrihen vetvetiu.

Por nëse i thyejmë muret që « na bëjnë me brirë », nëse dalim në zonë
të hapur dhe guxojmë të fillojmë përsëri, atëherë gjithçka bëhet e
mundur. Muret mund të shemben, diktaturat zhduken. Ne mund ta ndalojmë
nxemjen e Tokës. Mund ta mposhtim urinë. Ne mund të çrrënjosim
sëmundjet. Ne mund t’u japim mundësi shkollimi të gjithëve, sidomos
femrave. Ne mund të luftojmë shkaqet e dëbimit dhe zhvendosjes së
popullatave. E, gjithë këtë ne mund ta bëjmë.

Gjithçka është e hapur

Me këto fjalë kam ndërmend t’ju besoj reflektimin tim të pestë: le të
befasohemi me atë që është e mundur; le të befasohemi nga ajo që ne
mund të bëjmë!

Në jetën time, ishte Muri i Berlinit që më lejoi, pothuajse tridhjetë
vjet më parë, të dilja në ajër të hapur. Në atë kohë, lash punën si
shkencëtare dhe hyra në politikë. Ishte emocionuese dhe plot magji,
ashtu siq do të jetë jeta emocionuese dhe plot magji për ju. Por unë kam
përjetuar momente dyshimi dhe shqetësimi. Ne të gjithë e dinim atë që
po lënim pas, por jo se çfarë do të ketë para nesh. Ndoshta pavarësisht
gëzimit të kësaj dite, e njëjta gjë është edhe për ju.

Nga përvoja, mund t’ju them: momenti i hapjes është gjithashtu një
moment rreziku. Hudhja e të vjetrës është pjesë e fillimit të ri. Nuk ka
asnjë fillim pa fund, ska ditë pa natë, ska jetë pa vdekje. E gjithë
ekzistenca jonë është bërë nga ndryshimi midis fillimit dhe fundit. Dhe
ne emërojmë përjetim dhe jetë atë që është në mes të këtyre të dyjave.

Unë besoj se ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm të plotësojmë
gjërat që të ndjejmë magjinë e fillimit dhe që të shfrytëzojmë me të
vërtetë të gjitha mundësitë. Kjo është përvoja që kam pasur në studimet e
mia, në shkencë, dhe kjo është ajo që bëjë në politikë. Kush e di se
çfarë do të më ndodhë pas jetës sime si politikane? Gjithçka është e
hapur. Vetëm një gjë do të ketë të njëjtin kuptim: do të jetë diçka e re
dhe më ndryshe.

Kjo është arsyeja pra pse unë dua të ndaj me ju këtë dëshirë: të
shembim muret e paditurisë dhe mendjes së ngushtë sepse asgjë nuk duhet
të mbetet domosdoshmërisht kështu siq është. Bashkëpunoni në interes të
një bote të përgjithshme multilaterale. Pyesni veten pa u ndalur: a po e
bëjë një gjë të tillë sepse është e drejtë apo thjesht sepse është e
mundur? Mos harroni se liria kurrë nuk duhet të merret si diçka tashmë e
fituar. Befasojeni veten me atë që është e mundur. Mos harroni se hapja
gjithmonë përfshinë rrezik. Braktisja e diçkaje të vjetër është pjesë e
një fillimi të ri. E mbi të gjitha: asgjë nuk është tashmë e fituar,
gjithçka është e mundur.

Ju faleminderit! ”

Përkthimi nga frengjishtja: Mirishahe Limani Hiler

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re