Opozita mban ditën e sotme protestën e radhës kundër qeverisë së Edi Ramës. Ndërkohë, ky i fundit ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi.

Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, mbajti fjalën e tij në protestë nga banesa u shfaq për protestuesit nëpërmjet ekraneve që ishin vendosur.

Lexo edhe :Related Posts

Ndërkohë, nuk kanë munguar as tensionet, pasi në mbyllje të protestës qytetarët hodhën tymuese dhe shashka drejt policisë.

Më poshtë ndiqni zhvillimet e protestës minutë pas minute:

19:52- Mbyllet protesta e opozitës, Berisha flet nga ekrani, Meta i çon për “qokë” Xhixhon

Është mbyllur pas më shumë se dy orësh protesta e opozitës para kryeministrisë.

Protesta e cila nisi prej orës 17:30, zgjati deri në orën 20:00 të mbrëmjes, ku në shesh mbajtën fjalën disa nga zyrtarët më të lartë të Rithemelimit, ndërsa këtij tubimi ju bashkua edhe Gazment Bardhi.

Por ajo që e bëri më të veçantë këtë protestë është se për herë të parë aty nuk ndodhej fizikisht ish-kryeministri Sali Berisha, pasi prej 30 dhjetorit të viti 2023 ndaj tij GJKKO ka dhënë masën arrest shtëpie.

Megjithatë ish-kreu i qeverisë e mbajti fjalën e tij përmes ekranit, ku falenderoi pjesëmarrësit, si dhe i dhe e cilësoi këtë protestë si fundin e regjimit.

Por ndryshe nga herët e kaluara, kur zyrtarët më të lartë të PL-së sot dhe ish-LSI-së dje, ishin krah për krah demokratëve herë me Ilir Metën, herë me Monika Kryemadhin e herë me Petrit Vasilin, mbrëmjen e sotme u përfaqësuan nga Erisa Xhixho.

Një protestë e cila pati vetëm disa incidente të vogla, ku pas fjalës së Berishës disa nga protestuesit hodhën bomba molotov dhe kapsolla në drejtim të policisë.

19:34- VIDEO/ “Nxehet” protesta, qytetarët hedhin kapsolla drejt policisë

Pas përfundimit të fjalës së ish-kryeminsitrit Sali Berisha i cili e mbajti përmes ekranit, qytetarët e pranishëm në protestë kanë hedhur kapsolla dhe shishe me benzinë drejt policisë.

Siç shihet edhe në videon e Vizion Plus, janë disa kapsolla dhe bomba molotov të cilat hidhen në drejtim të kryeminsitrisë, ku ndohet edhe gardhi me forcat e policisë.

Kujtojmë që prej orës 17:30 ka nisur protesta e opozitës, ku deri tani veç ish-kreut të qeverisë, kanë folur dhe zyrtarë të lartë të Rithemelimit.

19:19- Berisha: Unë nuk luftoj për fëmijët biologjikë, por për fëmijën që erdhi në jetë 33 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha edhe pse në arrest shtëpie, ka mbajtur fjalën e tij para qytetarëve të mbledhur në protestë para kryeminsitrisë përmes teknologjisë.

Ai theksoi se sot ai nuk lufton për fëmijët biologjikë, por për fëmijën që lindi 33 vite më parë, për Partinë Demokratike.

“Familja ime u godit se unë zgjodha të luftoj për shqiptarët. Sali Berisha po lufton për një nga fëmijët e tij, por jo për fëmijët biologjikë. Sali Berisha po lufton për fëmijën që sollëm në jetë 33 vite më parë. Është e rëndësishme të kujtojmë pse do luftojmë. Ne po luftojmë sepse e duam Shqipërinë. Po miq ka njerëz që sot e duan shumë Shqipërinë. A jemi ne të pagabueshëm, absolutisht jo. Ne nuk jemi si ata. Po të ishim si ata do ishim në bashkëqeverisje me rilindjen.  Sot ne po luftojmë për të ardhmen në Europë të rinisë shqipytare”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë i bëri thirrje gjithë shqiptarëve që të bashkohen deri në fund dhe të luftojnë për të ardhmen e shqiptarëve.

18:37- Bardhi: Sot jemi të bashkuar për t’iu kundërvënë kësaj qeverie

Gazment Bardhi e ka cilësuar një ditë historike protestën e shqiptarëve përpara kryeminsitrisë. Ai theksoi se sot demookratët vijnë të bashkuar për t’i qendruar përballë kryeminsitrit Edi Rama.

Ai tha se forca më e madhe e demokratëve janë qytetarët shqiptarë. Ndërsa shtoi se PD ka kaluar momente të vështira, por sot janë të gjithë sëbashku për të rrëzuar qeverinë.

“Sot në këtë shesh liria ka emrin e secilit prej jush. Ne jemi këtu për të thënë se nuk dorëzohemi, refuzojmë demokraci fasadë. Duam të respektojmë një shtet që nuk shkel të drejtat e shqiptarëve. Duam një qeveri që punon për të pasuruar qytetarët, jo pushtetarët. Sot vërtetë jemi në opozitë, kemi kaluar momente të vështira, për të qenë në alrtësinë tuaj. Sot kemi me vete pasurinë më të madhe, kemi me vete kurajën, dinjitetin dhe dëshirën tuaj për të luftuar dhe vullnetin për të fituar. Ju jeni pasuria më e amdhe që ka Shqipëria. Ju nuk dorëzoheni, por frymëzoni me qindra dhe mijëra sshiptarë të tjerë. Sot të gjithë jaën krah jush. Ata që nuk janë këtu duan të jenë si ju. Ju isht arsyeja dhe frymëzimi për tu bashkuar. Duhet të bëjmë më të mirën për PD dhe Sqhipërinë. Jmei bërë bashkë si e vetmja rrugë dhe e vetmaj mundësi për tu përballur me të keqen. E keqja e vendit ka emrin e kryeminsitrit të Shqipërisë, aleati kryesor i krimit. Përtej fasadës dhe propagandës janë dy botë të ndryshme”, tha Bardhi.

Më tej shtoi se me korrupsion e qeverisë zhbëhet shpresa e të rinjve dhe qytetarëve që jetojnë me punën e ndershme.

18:24-“Misioni ynë përmbysja e regjimit”, Noka: Nga sot nuk e njohim më Ramën si kryeministër

Deputeti Flamur Noka e ka cilësuar historike protestën e sotme të opozitës përballë kryeminsitrisë.

Ai theksoi se ky vërshim i qytetarëve ka frikësuar kryeministrin Rama dhe njerëzit e tij të korruptuar. Noka theksoi se sot opozita dhe shqiptarët nuk e njohin më Edi Ramën si kryeminsitër.

“Do të mbahet mend gjatë kjo ditë, do të mbahet mend gjatë ky moment. Jemi të bindur se ky moment do të hyjë në histori, me këtë vërshimë madhështor, i cili ka një qëllim, të ndërpresë projektin më të errët, skenarin më të zi, planin orgurzi të Ramës për asgjesimin e opozitës. Një person këtu që sundon prej 11 vitesh që ka kapur çdo zyrë pushteti, vjedh dhe blen votën, ndan pasuritë e vendit, është në krye të çdo afere, jep miliona euro familjarëve, udhëton si sheik me avion nga taksat tuaja, që bën një kopsht ktu mbrapa 4 milionë euro. Të gjitha i bën me paratë tuaja, i bën për tekat e tij personale. Sot me këtë vërshimin tuaj madhështor, ky person është i vetmi i palumtur, i trishtuar, i shqetësuar, sepse nuk ia doli dot të shkatërronte opozitën, atë që i prishi ëndrrën për mbretërim. Nuk ia doli të shkatërronte pengesën për mbretërimin e  përjetshëm. Edhe pse na e burgosi liderin tonë, fund e krye pa prova, fakte, ne jemi për t’i thënë Ramës se opozita është këtu, është në këmbë, e papërkulur, e bashkuar, gjithë energji. Edhe pse korruptoi McGonigalin për non-gratën e Berishës, përsëri Rama nuk ja doli, pasi ne e kemi luftën për liri. McGonigal në SHBA u dënua për aferën me Ramën, në atë dosje Rama është edhe korruptues edhe i korruptuar. Sot i themi Ramës nuk të njohim më për kryeministër”, tha Noka.

Më tej Noka theksoi se sheshi do të jetë fundi i Edi Ramës. Ai tha se për kreun e qeverisë do të nisë një periudhë e keqe dhe e papërballueshme, pasi do të japë llogari për çdo cent.

18:18- Tabaku i bashkohet protestës së opozitës, deputetja demokrate shihet krah qytetarëve

Deputetja demokrate Jorida Tabaku i ëhstë bashkuar protestës së opozitës që po mbahet në bukevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ajo është parë në protestë krah ish-nënkryetarit të PD, Alfredi Rushaj dhe demokratëve të tjerë.

Kujtojmë që Tabaku ka qenë vazhdimisht e distancuar nga grupimet Partinë Demokratike, por sot duket se ka vendosur të marrë pjesë në protestën e thirrur nga grupimi i Sali Berishës.

Ky i fundit ndodhet në arrest shtëpie, megjithatë do t’u drejtohet protestuesve që janë mbledhur para Kryeministrisë.

18:10- Protesta e opozitës, Boçi: Sot vijmë të bashkuar, me besim dhe forcë të rrëzojmë regjimin

Nënkryetari i rithemelimit Luçiano Boçi ishte i pari që foli para qytetarëve të mbledhur sot para kryeminsitrisë për të protestuar.

Në fjalën e tij Boçi theksoi se sot demokratët vijnë të bashkuar pë të protestuar në këtë datë historike të rrëzimit të diktaturs Hoxhiste, por edhe për t’iu kundërvënë diktaturës së Edi Ramës.

Sipas tij sot demokratët dhe shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë.

“Mirë se keni ardhur në këtë protestë madhështore. Ajo që na ka sjellë këtu nuk është vetëm historia dhe lavdia e rrëzimit të diktaturës së Hoxhës, por është e sotmja, ulërima e qytetarit për të rrëzuar regjimin eEdi Ramës. Ai që na ka thirrur në këtë protestë është ai grushti i mbledhur i intelektualit që kamzhikohet përditë, zemërimi i biznesit që i ngushtohet laku në fyt. Revola e të rinjve, te cilit duan t’i shpifin këtë vend. Është gulçi i femrerit që vajton çdo ditë, ofshama e pensionistit që pret lëmoshën. Është drama e qytetarit shqiptar, vepra e të cilit është udhëtim Dantesk i ferrit. Sot vijmë të bashkuar si një zë i vetëm kundër pushtetit të korruptuar të Ramës. Vijmë të bashkuar sepse diktaturat nuk rrëzohen nëse nuk jemi të bashkaur. Duhet të mos gjunjëzohemi dhe të mos gjunjëzohemi”, tha Boçi.

Në vijim të fjalës së tij Boçi theksoi se sot institucionet jaën të kapura nga regjimi, duke shtuar se për të rrëzuar një diktaturë duhen rrëzuar muret e blinduara.

“Ai që është larguar si gjithmonë, këto godina i bllokon, i mbyll, na takon ne t’i hapim ato dyer, pasi t’i hapim ato dyer i korruptuar do të gjendet pas hekurave. Ne duhet të vazhdojmë betejën tonë”, tha Boçi.

17:21- Protesta e opozitës, çfarë po ndodh para kryeministrisë dhe në selinë blu

Pak minuta para nisjes së protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e paralajmëruar në orën 17:30, ka nisur grumbullimi i qytetarëve.

Në këtë protestë pritet të flasin disa përfaqësues të shoqërisë civile, qytetarë, zyrtarë të lartë të Rithemelimit, ndërsa është parashikuar që të flasë edhe ish-kryeminsitri Sali Berisha.

Ish-kreu i qeverisë do të flasë me anë të teknologjisë, pasi siç dihetr prej 30 dhjetorit ndaj tij ëhstë dhënë masa arrest shtëpie.

Momentalisht ka disa qytetarë përballë kryeministrisë, ndërsa një pjesë e tyre kanë nisurg grumbullimin në selinë, blu, ku pritet të marshojnë nga aty drejt kryeministrisë.

Ndëkrohë që në bulevard janë dhe 1 mijë punonjës policie që janë aty për mbarëvajtjen e protestës.

17:49- Protesta e opozitës, Noka dhe Bardhi iu prijnë qytetarëve nga selia blu drejt kryeministrisë

Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe përfaqësues të tjerë të lartë të rithemelimit janë nisur nga selia blu sëbashku me sipmatizantët e grumbulluar aty prej më shumë se 1 orë, për t’iu drejtuar kryeministrisë.

Ndërkohë që në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” prej një ore ka nisur grumbullimi i qytetarëve, të cilët i janë bashkuar thirrjes së ish-kryeminsitrit Sali Berisha për protestë.

Në këtë protestë pritet të mbajnë fjalën e tyre përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë, zyrtarë të lartë të PD, si dhe ish-kryeminsitri Sali Berisha.

Pritet që Berisha të mbajë fjalën e tij përmes teknologjisë, pasi prej 30 dhjetorit të vitit 2023 ai ndodhet në masën arrest shtëpie.

Ndërkohë në terren janë dhe 1 mijë forca policia për mbarëvajtjen e protestës.

Është paralajmëruar që kjo protestë do të jetë e qetë. /Vizionplus.tv/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re