Gati 9 milion njerëz panë fjalimin e Vitit të Ri të Kancelares gjermane Angela Merkel në televizion të enjten, e cila ishte fjalimi i saj i fundit në postin e lartë të kryeqeveritares gjermane.

Fjalimi i gjashtëmbëdhjetë i saj për fundvit, aq vite sa ka në pushtet, pas lajmeve në mbrëmje, u shikua nga 4.49 milion shikues në ARD dhe 4.33 në ZDF.

Vitin e kaluar, u regjistruan rreth 5.1 milion qytetarë që dëgjuan Merkel.

“Zgjedhjet federale po mbahen brenda nëntë muajsh, në të cilët unë nuk do të kandidoj. Kjo është, pra, ndoshta hera e fundit që ju drejtohem juve si Kancelare në një fjalim të Vitit të Ri,” tha Angela Merkel.

Kristiandemokratët gjermanë (CDU), aktualisht partia më e popullarizuar në Gjermani, ende nuk kanë zgjedhur një kandidat për ta pasuar atë.

Në vitin 2017, Merkel mbajti një fjalim të Vitit të Ri ndërsa negociatat për formimin e një qeverie të re të koalicionit ishin duke u zhvilluar.

Një situatë e tillë mund të përsëritet sepse nuk pritet që të ketë një fitues të qartë në zgjedhjet e mbajtura më 26 shtator.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re