Një nga fjalimet më të duartrokitura në Laç ishte ai i avokatit Alfred Duka, një militant i vjetër i PD prej vitit 1990.

Gjatë fjalës së tij Duka ju drejtua Bashës:

“Ju keni barrën historike për të gjetur një zgjidhje politike që ne si familje të bashkohemi bashkë.

S’e kam problem a bashkohet Sali Berisha apo jo me ne, por demokratët duhet të jenë bashkë dhe Sali Berisha të jetë veç. Ju bëj thirrje që të bëhemi bashkë.

Kjo është thirrje që ua bëj vëllezërve tanë.

I bëj edhe një thirrje Sali Berishës nga kjo sallë se nuk ka një politikan në demokraci, në Ballkan që të ketë marrë më shumë nga forca e tij politike sesa Sali Berisha”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re