Skip to content

Fjalimi i çmendur nga e veja e një ushtari izraelit që la kockat në Gaza

Funerali i ushtarit izraelit Abraham Azulay, i cili u vra gjatë luftimeve në Rripin e Gazës, tërhoqi vëmendjen jo vetëm për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve, por edhe për shkak të fjalimit të gruas së tij, i cili pati jehonë të fortë me publikun për shkak të mesazheve që dërgon.

Ruth Azulay e përshkroi burrin e saj si të guximshëm dhe të përkushtuar, krenar për atë që ai e konsideronte misionin e tij – shkatërrimin e përditshëm të ndërtesave në Gaza.

“Ai kthehej çdo ditë duke thënë se sa shtëpi kishte shkatërruar, sa afër fundit ishte lufta. Ai besonte në të – kaq thellë,” tha ajo në një fjalim emocional.

Ajo vazhdoi fjalimin e saj të çmendur duke bërë thirrje për vazhdimin dhe intensifikimin e operacioneve ushtarake izraelite në Gaza.

“Mbaroni këtë luftë një herë e përgjithmonë. Pushtoni Gazën. Nuk ka vend atje për të keqen që po qëllon njeriun më të mirë në botë. Vetëm një vend për jetë, për gëzim, për familjet hebraike që e duan këtë vend. Ju luftuat për këtë vend, dhe unë ju premtoj – ne do ta ndërtojmë fermën tonë atje, ashtu siç e keni ëndërruar.”

Ky fjalim shkaktoi një reagim të stuhishëm në mediat sociale dhe në bashkësinë ndërkombëtare, veçanërisht midis organizatave të të drejtave të njeriut që paralajmërojnë përshkallëzimin e retorikës ekstreme dhe dehumanizimin e popullsisë civile në Rripin e Gazës. /tesheshi.com/