Ambasadorja amerikane, Yuri Kim pritet të dorëzojë detyrën, gjë të cilën e ka paraprirë dhe konferenca e saj e fundit për mediat.

 

Në fjalën e saj të fundit si ambasadore  e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vlerësoi arritjet e Shqipërisë në këto vitë, ndërsa thekson se më e rëndësishmja është reforma në drejtësi.

 

Kim thekson se kjo reformë po jep frytet e saj të para, ndërsa puna për të nuk duhet të ndalojë.

 

Ambasadorja amerikane nënvizoi se mbështetja e SHBA, si partner strategjik, nuk do të mundojë për Shqipërinë.

 

“Ndërsa plotësoja misionin tim, jam kaq mirënjohëse që pata mundësinë ta njohj këtë vend, të vizitoj të 61 bashkitë dhe si cdo amabsador të përpiqem të jap pjesën time në synimet tona të përbashkëta, në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, veçanërisht në drejtësi që i dha mundësinë vedndit të hapte negociatat me BE-në. E kam thënë shpesh se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po jep rezultate dhe këmbëngulja juaj ka filluar të japë fryte. Mos ndaloni. Vazhdoni përpara hap pas hapi derisa të arrini qëllimin tuaj”, tha Yuri Kim.

 

Yuri Kim vlerësoi dhe arritjet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke thënë se SHBA është ndjerë krenare për pozicionimin e vendit tonë krah Ukrainës, drejtimin e Këshillit të Sigurisë si dhe strehimin e afganëve.

 

Kim nënvizoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA nuk kanë qenë kurrë më të forta.

 

Emri i ri që do të pasojë zyrtaren amerikane në këtë detyrë pritet të zyrtarizohet në korrik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re