Deputetja e opozitës së re, Majlinda Halilaj, është bërë objekt i shumë komenteve ditën e sotme, pasi fjalimi i saj në Parlament, përmbante gafa të tmerrshme gjuhësore, ishte i pakuptueshëm dhe fjalët ishin gjymtuar deri në pikën që nuk kishin kuptim.

Më në fund deputetja ka reaguar dhe e ka justifikuar këtë performancë skandaloze, me një problem që ka me syrin. Por, deputetja edhe tekstin e reagimit e ka shkruar me gabime të tmerrshme gramatikore.

Ja statusi i saj:

“Gabimet janë për njerëzit çdo kush gabon nuk është perfekt …por çdo gabim ka një arsyje…nuk gjykohet njëri nga gabimet por nga mendimet që ka…sot për arsyje shëndetsore të problemit me syrin nuk isha e qartë për publikun”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re