Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka prekur të gjithë sallën me fjalimin e tij teksa foli mbi pushtimin rus të vendit të tij, që ka hyrë sot në ditën e gjashtë.

“Ne do të fitojmë dhe jam i lumtur që ju nuk jeni vetëm duke folur për këtë por po e shikoni. Ky mengjes ishte tragjik për ne. Më shumë se 20 universitete janë në qytetin që u godit. Shumë të vdekur.

Ky është çmimi i lirisë. Ne jemi duke luftuar për tokën tonë dhe për lirinë tonë. Ne po luftojmë për të mbijetuar. Ne jemi duke luftuar gjithashtu që të jemi anëtarë të barabartë në Europë. Besoj se sot ne do t’u tregojmë të gjithëve se kush jemi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re