Përdornin nipin për para në Tik-Tok,duke e detyruar të përdorte fjalor banal, Prokuroria e Beratit mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim babain dhe gjyshen e djalit.Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku akuzohen për “Keqtrajtimi i të miturit”,e kryer në bashkëpunim.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka përfunduar hetimet për shtetasit Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku,duke e dërguar çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Beratit.Të dy këta shtetas akuzohen për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”. Hetimet e kryera nga Prokuroria e Beratit kanë qënë intensive në lidhje me proçedimin penal nr.760/2023 dhe nga këto hetime të kryera është provuar se shtetasit Natasha Rombula dhe Armando Kumaraku (nënë e bir) kanë keqtrajtuar të miturin 10-vjeçar,që është djali dhe nipi i të pandehurve,duke e nxjerrë atë në rrjetin social “Tiktok” dhe duke e mësuar të përdor fjalor banal,me qëllime përfitimi.Si pasojë e ngjarjeve traumatike, prokuroria vlerësoi se të pandehurit kanë ndikuar në cilësinë e jetës së të miturit duke mos e lejuar atë të ketë një qetësi shpirtërore,duke e detyruar të ndihet i pambrojtur dhe i bullizuar dhe duke pasur frikëra të vazhdueshme.
Nga hetimet e prokurorisë është provuar se të dy të pandehurit e kanë detyruar të miturin me inicialet A.K,të bëjë video dhe të dalë në rrjetin social “Tiktok” duke përdorur fjalë banale dhe fyese,tepër të rënda edhe për persona të rritur dhe jo më për moshën që ka viktima e veprës penale.Sipas prokurorisë,nëpërmjet këtyre veprimeve të dy të pandehurit e kanë rënduar emocionalisht fëmijën.Nga administrimi i pamjeve filmike që ndodhen si prova në dosjen hetimore të prokurorisë,shfaqen shumë video,ku djali i mitur ka përdorur sjellje dhe fjalor të papërshtatshëm,i nxitur nga të pandehurit,babai dhe gjyshja.
Vetë i mituri ka deklaruar se shpesh herë ka pasur kërcënime fizike dhe psikologjike kur dilte në “Tik Tok” dhe se babai i tij Armando Kumaraku e kërcënonte gjatë gjithë kohës me thikë që ai të shfaqej në rrjetet sociale,edhe pse ai shprehej se nuk kishte dëshirë.I mituri ka deklaruar se,edhe një pjesë të fjalorit që ai përdorte në këtë rrjet nuk ja dinte kuptimin dhe se fjalët që duhet të thoshte ja mësonte babai,në prezencë të gjyshes. Dhënia e thikës të miturit me gjatësi 25 cm,që shfaqet dukshëm në njërën nga videot e postuara në Tik-Tok,dëshmon ushtrimin e dhunën psikologjike të vazhdueshme,duke e ofenduar në vazhdimësi dhe në mënyrë të përsëritur,me një fjalor shumë të rëndë ndaj tij dhe nënës së tij.Po kështu i mituri tregon se ndaj tij kanë ushtruar edhe dhunë fizike dhe të gjithë këto veprime,sipas psikologëve,kanë shkaktuar pasoja tek i mituri.Po kështu, Prokuroria ka vlerësuar se dhënia e purove dhe pjeve alkoolike fëmijës së mitur nga dy të pandehurit (qartësisht e dukshme në videot e publikuara në Tik-Tok),dëshmin se ndaj tij është ushtruar keqtrajtim fizik dhe psikologjik dhe fëmija është detyruar për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik.Në përfundim të hetimeve,Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka arritur në përfundimin se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës për faktin penal të “Keqtrajtimi i të miturit”,e kryer në bashkëpunim,të parashikuar nga neni 124/b/2 dhe 25 i Kodit Penal.